Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka njoftuar se të hënën, më 29 shtator në “Toni Event”, nga ora 19:00, do të ketë takim me mësimdhënësit e komunës së Lipjanit.
“Në këtë takim do të shpalosim programin tonë elektoral për arsimin sepse arsimi dhe mësimdhënësit meritojnë më mirë!
Të gjithë së bashku në pritje të Kryetarit”, shkruan Buja.
Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor.