Zëdhënësja e Termokosit: Jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës

Kosova

Zëdhënësja e Termokosit: Jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 11:24
Afërdita Uka

Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” ka folur për përgatitjes për sezonin ngrohës.

Ajo u shpreh se gjithçka është bërë me kohë dhe se janë të gatshëm për të filluar këtë sezon.

“Përgatitjet janë bërë me kohë.

Ne jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës. I gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pritur sasitë e para të energjisë termike që pritet të fillojmë t’i marrim shumë shpejt nga KEK-u”, u shpreh tutje Uka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat