FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Kosova

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës, njësia për deminim, ka tërhequr një mjet të pashpërthyer në fshatin Plemetin të Obiliqit, të premten.

Sipas policisë, një burrë kishte hasur në këtë mjet i cili dyshohet të jetë granatë dore, derisa ishte duke punuar në arën e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat