Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e punëtorit nga Gjilani, i nënshtrohet operacionit

Kosova

Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e punëtorit nga Gjilani, i nënshtrohet operacionit

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin ka bërë të ditur Gazmend Shehu, i cili njoftoi se ai është duke iu nënshtruar operacionit.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme media ka raportuar se nga burime, se i lënduari është Rinor Haxhiu i cili aktualisht po trajtohet në mjekim intensiv në QKUK, dhe i njëjti ka politraumë.

Siç thonë më tej burimet, viktima në emergjencën e Gjilanit ishte dërguar pa shenja jete, mirëpo pas reanimimit iu kanë kthyer shenjat e jete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat