Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

Kosova

Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Kompania Trainkos ka njoftuar se studentët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me tren me çmim të përgjysmuar.

Trainkos përmes një njoftimi thotë se studentët duhet të dëshmojnë statusin e tyre si të tillë, transmeton KosovaPress.

"Për tu pajisur me ID kartelën e udhëtimit me tren me beneficione pre 50% ju duhet t'i plotësoni këto kushte kryesore dhe ato janë: Të posedoni ID kartelën e Fakultetit për vitin akademik aktual, ose flet pagesën e semestrit për vitin akademik përkatës; Absolventët të liruar nga pagesat duhet të posedojnë vërtetimin nga fakulteti për vitin përkatës

; Bachelorët të cilët nuk janë të pajisur me ID kartela nga fakulteti duhet të posedojnë vërtetimin nga fakulteti përkatës, me të cilin dëshmojnë statusin e studentit", thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat