Abdixhiku: Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

Kosova

Abdixhiku: Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 18:50
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Junik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në Junik festa e fitores ka nisur më herët, duke shprehur bindjen se kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, do të sigurojë një tjetër mandat.

“Në qytetin e besës e të lavdisë, mes njerëzve të drejtë e punëtorë, ndjeva sërish pse kjo rrugë ka kuptim. Junikasit dinë të zgjedhin me zemër dhe me mendje. E dinë se kush ka punuar me ta dhe për ta; dhe Juniku në të shkuarën nuk kthehet,” shkroi Abdixhiku.

Ai e përshkroi Shehun si “njeriun e punës, të besës dhe të fjalës së mbajtur”, duke e cilësuar atë si fytyrën e LDK-së në Junik.

Abdixhiku falënderoi edhe aktivistët e partisë për angazhimin gjatë fushatës, duke shtuar se “nesër fitojmë në Junik. Ruzhdi Shehu edhe katër!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat