Mori edhe një mandat në Rahovec, Latifi: Kjo është fitore e jona

Kosova

Mori edhe një mandat në Rahovec, Latifi: Kjo është fitore e jona

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 14:12
Smajl Latifi

Smajl Latifi nga AAK ka fituar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit.

Një ditë pas suksesit, ai ka reaguar përmes një mesazhi falënderimi për qytetarët që e besuan dhe e votuan.

“Në pamundësi t’ju përgjigjem secilit veç e veç, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e shumta uruese për fitoren!

Megjithatë, kjo nuk është fitore e imja. Është fitore e jona, e programit që e kemi bërë bashkë me ju, e vizionit që na përfaqëson të gjithëve!

Urime na qoftë e na priftë e mbara!”, shkroi Latifi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat