Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet G.B., pasi më datë 8 shtator, rreth orës 17:55 në fshatin Ponoshec është kapur me substanca narkotike me qëllim të shitblerjes.
Patrulla e policisë kufitare SPMK-Ponoshec gjatë kontrollit në veturën të cilin po e drejtonte personi G.B., i cili kishte ardhur nga Shqipëria, u gjetën dy qese me marihuanë të fshehura në bagazh në peshë 998.7 gramë dhe një qese e vogël me marihuanë e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë 1.52 gram, e cila sasi e narkotikut është sekuestruar.
Me këto veprime G.B. ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, raporton KosovaPress.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.