41 vetura të reja për policët patrullues

Kosova

41 vetura të reja për policët patrullues

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndarë 41 vetura të reja.

Prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe gjashtë SUV-a për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Pas ndarjes së këtyre automjeteve, Policia thotë se përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat