Orav takoi raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian

Kosova

Orav takoi raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 10:36
Foto nga vendngjarja

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, deputeti Riho Terras, u është pritur sot në takim në Prishtinë nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

“Mirëpritëm Riho Terras, raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, këtë mëngjes në Prishtinë, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues.

Angazhimi i Bashkimit Evropian me Kosovën, si në terren ashtu edhe nga Brukseli, mbetet po aq i fortë sa gjithmonë, me mundësi të reja në horizont,

përfshirë edhe Planin Evropian, ka shkruar diplomati evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat