IHKM njofton për cilësinë e ajrit në Kosovë: Rritje e ndotësve në disa zona

Kosova

IHKM njofton për cilësinë e ajrit në Kosovë: Rritje e ndotësve në disa zona

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ulja e temperaturave ka rritur përdorimin e ngrohjes, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse.

Përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka favorizuar gjithashtu prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe fenomeni i inversionit termik, të cilët lehtësojnë grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

Instituti po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe premton të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.

Në njoftim janë përfshirë edhe imazhe që tregojnë gjendjen e ajrit në kohë reale dhe efektet e mjegullës së dendur të ditëve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat