Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri

Kosova

Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 21:15
Ilustrim

Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri 

Ministri në dëtyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht segmenti Smrekonicë hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë), për shkak të punimeve në asfaltimin e bypass-it të qytetit të Vushtrrisë.

Përmes një njoftimi në facebook Durmishi ka bërë të ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në 14:00.

Ndërsa ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda qytetit gjatë kohës së ndërhyrjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat