Disa fshatra të Kaçanikut pa ujë

Kosova

Disa fshatra të Kaçanikut pa ujë

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 10:36
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton se sot gjatë ditës mund të paraqiten ndërprerje në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës së Kaçanikut, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike nga KEDS.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pa ujë do të mbesin fshatrat Kaçaniku i Vjetër, Stagova dhe Begraca.

KRU “Bifurkacioni” bën të ditur se furnizimi do të rikthehet sapo ekipet e KEDS të rregullojnë defektin.

Nga kompania u bëhet apel konsumatorëve për mirëkuptim deri në zgjidhjen e problemit, i cili nuk varet nga KRU “Bifurkacioni”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat