Shpërthen zjarr në trafostacionin e energjisë në Klinë

Kosova

Shpërthen zjarr në trafostacionin e energjisë në Klinë

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 09:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në trafostacionin e energjisë elektrike që ndodhet pranë Fushës së Futbollit në Klinë, duke rrezikuar edhe shtëpitë përreth.

Nga pamjet që ka publikuar mediumi lokal Klina Info shihet se zjarri ishte i madh.

Për momentin, ende nuk ka informacione të plota lidhur me shkakun e zjarrit.

Media ka kontaktuar me policinë e Kosovës për detaje të mëtejshme, por ende nuk ka marrë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat