Abdixhiku nga tubimi në Llap: Herët e keni kuptuar se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri

Kosova

Abdixhiku nga tubimi në Llap: Herët e keni kuptuar se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 22:28
Tubimi i LDK-së në Podujevë

Nga tubimi i Podujevës kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës.

Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herët se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri, njofton Dukagjini.

“Llapi ka nxjerrë breza mësuesish, intelektualësh dhe profesionistësh që i kanë shërbyer gjithë vendit. Llapi e ka kuptuar herët se liria dhe shteti nuk ndërtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me përgjegjësi. Diku me mend, diku me pushkë, Llapi është vet historia e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se Llapi është trevë e punës, e sakrificës dhe e qëndrueshmërisë, vlera që janë në thelb të LDK-së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat