MMPHI: Jemi gati për kriposje e pastrim rrugësh pas reshjeve të borës

Kosova

MMPHI: Jemi gati për kriposje e pastrim rrugësh pas reshjeve të borës

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se janë gati për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve pas fillimisht të reshjeve të borës në vend.

"Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin", kanë njoftuar ata. 

Sipas tyre, janë në gatishmëri që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit.

"Megjithatë, u bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike", vazhdon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat