“Cep më cep” Shumë zona të Kosovës mbeten në terr natën e Vitit të Ri

Kosova

“Cep më cep” Shumë zona të Kosovës mbeten në terr natën e Vitit të Ri

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 19:42
Ilustrim

Natën e ndërrimit të motmoteve, shumë zona të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike, duke shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, shkruan Insajderi.

Në Deçan, fshati Isniq dhe Strellc kanë mbetur pa rrymë, pa njoftim paraprak nga institucionet.

Edhe qyteti i Pejës, konkretisht lagjja Fidanishte, është zhytur në terr.

Në Komunën e Obiliqit, fshati Breznicë ka qëndruar dy orë pa energji elektrike, ndërsa raportime të tjera vijnë edhe nga disa fshatra të Gjakovës, Podujevës, Rahovecit dhe nga Mitrovica, konkretisht Rruga “Agim Ramadani”, ku qytetarët kanë mbetur pa rrymë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat