Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova

Kosova

Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova

Më: 3 janar 2026 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se është rritur koha e pritjeve në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova, e në disa ka shënuar rënie.

Në Merdarë, po pritet deri në dy orë e gjysmë në dalje të kufirit, derisa kolona regjistrohet të jetë deri në 1000 metra.

Te pikëkalimi kufitar i Dheut të Bardhë pritjet vijojnë deri në 40 minuta.

Ndërsa, pikat tjera s’kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat