Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në ambientet e fabrikës “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar një mobilizim masiv të forcave të rendit dhe ekipeve të zjarrfikësve. Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë punëtorëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Milazim Lumi tha se fillimisht i ka marrë të gjitha veprimet për evakuimin e të gjithë punëtorëve dhe personave që kanë qenë brenda fabrikës.
“Është angazhuar njësitë e zjarrfikësve të Gjakovës, dhe ndërkohë kanë kërkuar ndihmë, kanë ardhur nga Peja, Deçani, Juniku, Rahoveci dhe Ferizaj, dhe KRU Radoniqi është me cisternat e veta. Po ashtu, kemi kërkuar ndihmë edhe nga FSK-ja, të cilët pritet të vijnë. Zjarri për momentin ende është duke vazhduar, mirëpo rreziku i madh për shpërthime eventuale të ndonjë kimikali apo cisternat apo bombolat të cilat ekzistojnë brenda fabrikës, për momentin janë evituar. Pasoja në njerëz nuk kemi, kështu që për pasojat e tjera dhe për lokalizim të zjarrit ende do të thotë procesi është duke vazhduar”, tha ai.
Fabrika kishte një sipërfaqe mbi 10,000 metra katror.