Komuna e Malishevës ka publikuar një thirrje për të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet e fundit, duke i ftuar ata të lajmërojnë dëmet e shkaktuara
Ky njoftim ka për qëllim evidentimin e pasojave në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare, për të mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe ndihmë të nevojshme.
"Njoftohen të gjithë qytetarët, personat fizik dhe juridik të Komunës së Malishevës të cilat kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve atmosferike – vërshimeve, që t’i lajmërojnë dëmet për Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera.
Plotësimi i kërkesës-formularit bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës deri më datën 16.01.2026 në ora 16:00", thuhet në njoftimin e komunës.