Përmbytjet e fundit, Komuna e Rahovecit nis sanimin e dëmeve në infrastrukturën publike

Kosova

Përmbytjet e fundit, Komuna e Rahovecit nis sanimin e dëmeve në infrastrukturën publike

Më: 13 janar 2026 Në ora: 16:50
Rahovec

Komuna e Rahovecit ka nisur sanimin e dëmeve të shkaktuara pas dëmtimeve në infrastrukturën publike pas reshjeve të fundit.

Përmes një njoftimi, kjo komunë njofton se ka nisur sanimin e dëmeve në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht.

Njoftimi i plotë:

DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE SANON DËMET NË RAHOVEC, PASTASEL DHE ZOQISHT

Pas reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike, andaj me qëllim të sanimit të dëmeve dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar gjatë ditës së sotme në pikat më të domosdoshme, në Pastasel, Rahovec dhe Zoqisht.

Po ashtu njofton që dëmet tjera, me përmasa më të mëdha në infrastrukturë, do të bëhen publike shumë shpejt nga komisionet komunale përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat