Nga -5 në 5 gradë – parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Kosova

Nga -5 në 5 gradë – parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme parashihet mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë vlera nga 1 deri në 5 gradë Celsius.

“Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -2 ndërkaq maksimalet 1-5 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat