Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur më 18.01.2026 se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale dielli.
Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
IHMK ka theksuar se në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe vende-vende mjegull.
“Rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.
E hënë – Moti i vranët dhe me intervale me diell. Do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale -9 deri -7 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale -1 deri 3°C. Era kryesisht nga veriperëndimi 1-3m/s.
E martë – Mot i vranët. dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale -9 deri -7 gradë celsius. Temperaturat maksimale: 1 deri 5 gradë celsius. Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s
E mërkurë – Moti kryesisht i vranët. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe vende-vende mjegull. Temperaturat minimale -8 deri -5 gradë celsius. Temperaturat maksimale: 1 deri 4°C. Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, në viset e larta parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale: -3 deri -1°C. Temperaturat maksimale: 3 deri 5°C. Era: nga juglindja 1-5m/s.
E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: -2 deri 1°C. Temperaturat maksimale: 3 deri 7°C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.