Përfshihet nga zjarri shkolla “Sylejman Vokshi” në Deçan

Kosova

Përfshihet nga zjarri shkolla “Sylejman Vokshi” në Deçan

Më: 20 janar 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, zjarri ka përfshirë Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan.

Sipas drejtorit të Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur.

Menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Hulaj ka bërë të ditur se procesi mësimor në “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje.

“Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje”, ka shkruar ai në Facebook.

“Falënderojmë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe profesional, sidomos duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe temperaturat e ulëta, ku kanë qëndruar në terren gjatë gjithë natës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat