Komuna e Klinës njofton fermerët për shpërndarjen e spërkatëseve bujqësore

Kosova

Komuna e Klinës njofton fermerët për shpërndarjen e spërkatëseve bujqësore

Më: 27 janar 2026 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Klinës ka njoftuar fermerët që janë përzgjedhur nga Komisioni për t’u subvencionuar me spërkatëse bujqësore se shpërndarja e pajisjeve do të realizohet më 30 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja do të bëhet duke filluar nga ora 13:00, në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Klinë.

Drejtoria ka bërë të ditur se të gjithë fermerët përfitues janë të obliguar të jenë të pranishëm në kohën e caktuar për pranimin e pajisjeve.

Mosprania e fermerëve në termin e përcaktuar nënkupton humbjen e së drejtës për përfitim nga kjo subvencion.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Klinës për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve të fermerëve lokalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat