Moti sot: Me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

Kosova

Moti sot: Me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

Më: 31 janar 2026 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

Në orët e mbrëmjes reshjet mund të paraqiten në formë të borës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-20 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat