Vitia dhe niveli qendror diskutojnë vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe bora

Kosova

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe bora

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 20:17
Vitia dhe niveli qendror diskutojnë vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe bora

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare dhe bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, ka pritur sot në takim Komisionin Qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, të udhëhequr nga Kastriot Lajqi.

Sipas njoftimit nga kjo komunë, gjatë takimit u diskutua në veçanti për vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare, dëmet në bujqësi si dhe ato në biznese në territorin e Komunës së Vitisë, si dhe për mundësitë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara kryesisht nga reshjet e shiut dhe borës.

“Ndërkohë, Sami Demelezi, kryetar i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga Vitia, foli për punën e realizuar nga ky komision, duke bërë të ditur se raporti përfundimtar i është dorëzuar kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal të Vitisë, i cili është shqyrtuar në mbledhjen e fundit të këtij organi”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në përfundim të takimit, të dy komisionet u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që procesi i vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat