Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit

Kosova

Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë shënimit të 56 vjetorit, do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit.

Universiteti i Prishtinës, është  institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend.

Ky institucion ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat