Ali Berisha merr një vendim të papritur

Kosova

Ali Berisha merr një vendim të papritur

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 19:25
Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ.

Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë.

“Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve të Pejës.

Gjithashtu, janë formuar grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor”, shkruan ndër të tjera Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat