Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në plantacion

Kosova

Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në plantacion

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion, aktivitet që po realizohet nga të burgosurit nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

Në njoftimin e "Shërbimit Korrektues të Kosovës" thuhet se angazhimi i të burgosurve ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.

Tutje theksohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

"Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ka një hapësirë të rëndësishme pune praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore duke fituar edhe përvoja konkrete profesionale", përfundon njoftimi i SHKK-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat