Komuna e Kamenicës pastron dhe rregullon deponinë e mbeturinave në Moqare

Kosova

Komuna e Kamenicës pastron dhe rregullon deponinë e mbeturinave në Moqare

Më: 4 mars 2026 Në ora: 11:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat ka njoftuar se ka përfunduar pastrimin dhe rregullimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Moqare.

Sipas komunikatës zyrtare, pas këtij angazhimi, drejtoria apelon tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina pranë lumit, duke theksuar se “një veprim i tillë dëmton mjedisin dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetës në atë zonë”.

Komuna ka bërë të ditur se hapësira është nën mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera dhe çdo rast i hedhjes së mbeturinave do të ndëshkohet me gjobë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ky veprim i autoriteteve synon ruajtjen e pastërtisë së ambientit dhe promovimin e sjelljeve të përgjegjshme qytetare në komunitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat