Themelohet Komisioni i Ankesave për vendimet e Inspektoratit të Punës

Kosova

Themelohet Komisioni i Ankesave për vendimet e Inspektoratit të Punës

Më: 10 mars 2026 Në ora: 09:52
Foto nga vendngjarja

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri  Andin Hoti ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave.

Ky komisioni do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve të nxjerra nga Inspektorati Qendror i Punës.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky vendim është marrë me qëllim që të adresohet çdo ankesë apo paqartësi që qytetarët apo subjektet mund të kenë lidhur me vendimet e këtij institucioni.

“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare fton të gjithë qytetarët që në përputhje me ligjin dhe me afatet e parapara, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i adresuar ankesat në ministri”, thuhet në njoftimin e kesaj ministrie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat