Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

Kosova

Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

Më: 25 mars 2026 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë tashmë është kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë).

Pasi ishte mbyllë ditë më parë si pasojë e reshjeve të borës në territorin e Mali i Zi.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat