​Paralajmërim për erëra të forta në Kosovë, qytetarët të kenë kujdes

Kosova

​Paralajmërim për erëra të forta në Kosovë, qytetarët të kenë kujdes

Më: 26 mars 2026 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga erëra të forta të kategorisë së verdhë (nivel kujdesi).

Sipas institucioni, parashikohet që shpejtësia e erës të arrijë mbi 24 m/s (rreth 85 km/h), veçanërisht në zona mbi 1000 m lartësi.

Autoritetet paralajmërojnë se këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë dëme materiale. Ndër rreziqet e evidentuara janë dëmtimet në prona dhe objekte të ekspozuara, pengesat në qarkullim dhe transport, si dhe rreziku nga rënia e degëve apo pemëve.

Po ashtu, kushte më të rrezikshme parashihen në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në punimet në lartësi, ndërsa nuk përjashtohen as dëmtime në struktura të ndryshme si shtylla elektrike, tabela reklamuese dhe kulme objektesh.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në ambiente të hapura, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta dhe pemëve, si dhe të sigurojnë mjetet apo materialet që mund të zhvendosen nga era.

Gjithashtu, rekomandohet ndjekja e vazhdueshme e njoftimeve dhe përditësimeve zyrtare për kushtet meteorologjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat