Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Kosova

Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Më: 28 mars 2026 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu.

Kryesisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, reshjet e shiut lokalisht pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës.

Në zonat malore vetëm reshje bore.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 15-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 9°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat