Punëtorët e “Ekoregjionit” në Suharekë në grevë për shkak të pagave

Kosova

Punëtorët e “Ekoregjionit” në Suharekë në grevë për shkak të pagave

Më: 1 prill 2026 Në ora: 10:35
Protesta

Punëtorët e “Ekoregjionit”, njësia Suharekë, kanë hyrë në grevë që nga e marta e 31 marsit.

Një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, tha se kjo njësi ende nuk është paguar për muajin mars.

I njëjti shtoi se komuna nuk është duke u pajtuar që tarifën prej 4.50 euro në muaj ta rrisin.

Punëtorët kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagës, dhe plotësimit të kushteve të tyre të punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat