​Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit nga Strellci

Kosova

​Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit nga Strellci

Më: 8 prill 2026 Në ora: 21:00
Bashkim Ramosaj

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

Viktima është Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kryetari Ramosaj vlerësoi kontributin e tij.

“Në këto momente të rënda mora lajmin e hidhur për ndarjen tragjike nga jeta të Xhevat Hasanmetaj nga Strellci. Kontributi dhe sakrifica e tij në kohë të vështira do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanmetaj dhe gjithë farefisit”, shkroi Ramosaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat