Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Nga IHMK, thuhet se sot pritet që të mbajë mot me diell, e vranësira të shpërndara.
‘’Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ☁️.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 5°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 19 – 23°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi 1 – 7 m/s’’, thuhet në njoftim.