Kryetari Aliu mirëpret Ambasadoren e Finlandës në Shtime

Kosova

Kryetari Aliu mirëpret Ambasadoren e Finlandës në Shtime

Më: 6 maj 2026 Në ora: 22:00
Eevamari Laaksonen, Qemajl Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në një vizitë Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Gjatë takimit, kryetari Aliu e njoftoi ambasadoren me resurset që ofron komuna, duke vënë në pah natyrën e saj të mrekullueshme, potencialin zhvillimor dhe mbi të gjitha njerëzit fisnikë e mikpritës të Shtimes. Në fokus të bisedës ishin edhe projektet e reja dhe planet për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Diskutuam për projektet tona të reja dhe zhvillimin e komunës, me ç’rast shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit finlandez”, tha kryetari Aliu, duke vlerësuar lart kontributin e Finlandës në procese të ndryshme zhvillimore në vend.

Me këtë rast, kryetari dr. Qemajl Aliu i dhuroi ambasadores Eevamari Laaksonen poemen simfonike “Mizer Reçak”, vepër e Liburn Jupolli, e cila i dedikohet viktimave të Masakra e Reçakut, si një shenjë respekti dhe kujtimi për këtë ngjarje të rëndë historike.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Aliu dhe ambasadorja Laaksonen vizituan edhe Bibliotekën e Qytetit, një hapësirë e rëndësishme që shërben si pikëtakim i dijes, edukimit dhe kulturës për qytetarët e Shtimes.

Vizita u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku mysafirja pati rastin të shijojë traditën vendore në ëmbëltoren Prizreni, duke përjetuar nga afër mikpritjen dhe shijen autentike të kësaj ane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat