Moti sot kryesisht i vranët, me reshje shiu

Kosova

Moti sot kryesisht i vranët, me reshje shiu

Më: 9 maj 2026 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Vonë pasdite, pritet vranësirat të tërhiqen gradualisht.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominuese nga veriu, me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet prej 17 deri në 20°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat