Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

Kosova

Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

Më: 9 maj 2026 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës së Junikut, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës për qarkullim të sigurt.

Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim radhës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat