Mot i luhatshëm – e marta na përcjell me diell, shi e shkarkime rrufesh

Kosova

Mot i luhatshëm – e marta na përcjell me diell, shi e shkarkime rrufesh

Më: 12 maj 2026 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende pritet të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-9°C.

Derisa ato maksimalet nga 17-20°C.

Era pritet të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat