Aksidenti i rëndë në Prilep të Deçanit, 11 të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Kosova

Aksidenti i rëndë në Prilep të Deçanit, 11 të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Më: 16 maj 2026 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Si pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se në aksident ishin përfshirë tri vetura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat