Gjini: Shteti duhet të mbrojë iniciativën private, jo ta bllokojë

Kosova

Gjini: Shteti duhet të mbrojë iniciativën private, jo ta bllokojë

Më: 18 maj 2026 Në ora: 22:43
Ardian Gjini

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot vizita në disa biznese, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballet sektori privat.

Gjini ka theksuar se shteti duhet të jetë mbështetës i iniciativës private dhe jo pengesë për zhvillimin e saj, duke kritikuar burokracinë që, sipas tij, po rëndon mbi bizneset.

“Shteti duhet të jetë mbrojtës i iniciativës private, jo bllokues i saj. Burokracia duhet t’i lëshojë vendin mbështetjes konkrete”, citohet në komunikatë ai gjatë vizitës në Gjakovë.

Sipas Gjinit, sektori privat ka nevojë për më shumë lehtësime, politika zhvillimore dhe partneritet të qëndrueshëm me institucionet, në mënyrë që të rriten investimet dhe të hapen vende të reja pune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat