Mot me diell, temperaturat arrijnë në 21°C

Kosova

Mot me diell, temperaturat arrijnë në 21°C

Më: 20 maj 2026 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 18 deri në 21°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat