Mot sot me diell dhe reshje lokale shiu

Kosova

Mot sot me diell dhe reshje lokale shiu

Më: 21 maj 2026 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditës së nesërme në vend parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura

Gjatë orëve të ditës, vende-vende priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike, kryesisht në zona të caktuara të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat