Moti sot me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe ca riga shiu

Kosova

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe ca riga shiu

Më: 23 maj 2026 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

 Ku herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-50 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimalet prej 21 deri në 24°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat