Komuna e Obiliqit hap tender prej 45 mijë eurosh për platformën digjitale “Alo Komuna”

Kosova

Komuna e Obiliqit hap tender prej 45 mijë eurosh për platformën digjitale “Alo Komuna”

Më: 29 maj 2026 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Komuna e Obiliqit ka hapur një tender në vlerë prej 45 mijë eurosh për zhvillimin e platformës digjitale “Alo Komuna”, e cila synon digjitalizimin e procesit të menaxhimit të ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.

Sipas përshkrimit të projektit, platforma përfshin zhvillimin e një web aplikacioni për administratën komunale, si dhe katër aplikacione mobile (dy për sistemin iOS dhe dy për Android), që mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Përmes këtij sistemi, çdo ankesë e qytetarëve do të dërgohet automatikisht te drejtoria përkatëse, duke u monitoruar në kohë reale nga drejtorët dhe stafi i autorizuar, me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit në trajtimin e kërkesave.

Komuna thekson se të gjitha detajet e projektit janë të përcaktuara në paramasë dhe parallogari, ndërsa platforma pritet të shërbejë si një hap drejt modernizimit të shërbimeve komunale dhe përmirësimit të komunikimit me qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat