Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica, me rastin e përurimit të shtatores së Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna, theksoi se liria që gëzojmë sot është fryt i guximit, përkushtimit dhe flijimit të bijve më të mirë të kombit.
Postimi i plotë:
Në ceremoninë solemne të përurimit të shtatores së Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna, në Sojevë me rastin e 27-vjetorit të rënies në altarin e lirisë.
Sakrifica e dëshmorëve tanë mbetet themeli i lirisë dhe shtetit tonë. Duke nderuar veprën dhe idealin e Zejnullah Zejnës, kujtojmë se liria që gëzojmë sot është fryt i guximit, përkushtimit dhe flijimit të bijve më të mirë të kombit.
Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!