Filluan dëgjimet publike buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB)

Kosova

Filluan dëgjimet publike buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB)

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 20:49
Pamje nga takimi

Komuna e Shtimes ka nisur sot ciklin e dëgjimeve publike me qytetarë në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm konsultimi dhe përfshirjeje qytetare në planifikimin buxhetor të komunës.

Takimi i parë u mbajt në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, me pjesëmarrjen e nënkryetarit të komunës, Adnan Ademi, drejtorëve komunalë dhe qytetarëve.

Gjatë këtij takimi u prezantua Korniza Afatmesme Buxhetore për periudhën 2027-2029, me theks të veçantë në prioritetet zhvillimore dhe planifikimin e projekteve për vitet në vijim.

Pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik patën mundësinë të paraqesin propozimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre, të cilat u adresuan dhe u diskutuan nga përfaqësuesit komunalë.

Komuna e Shtimes fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë edhe në dëgjimet e radhës, të cilat do të mbahen të enjten dhe të premten, duke filluar nga ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat